Argjentina dyfishon epërsinë ndaj Meksikës

Kombëtarja e Argjentinës është duke triumfuar për momentin kundër Meksikës në Kampionatin Botëror me rezultat 2:0.

Goli i dytë u shënua nga Enzo Fernandes në minutën e 88-të.

Ndërsa, golin e parë shumë të shpejtë e shënoi Lionel Messi në minutën e 64-të.

Nëse rezultati do të vazhdoj me fitore për argjentinasit, ata do të renditen në pozitën e dytë të Grupit C, pas Polonisë.

Por, nëse rezultati ndryshon dhe Argjentina nuk arrin fitoren e ndeshje ndaj Meksikës, atëherë do të jetë e fundit në grup dhe në prag të eliminimit nga Kampionati Botëror.

Meksika e kishte filluar më mirë ndeshjen me Argjentinën që dukej shqetësuese në 30 minutat e para, pasi kishte bërë pesë ndryshime ndaj skuadrës që humbi kundër Arabisë Saudite.

Argjentinasit në pjesën e parë kanë mbajtur shumë më shumë topin, por deri në 45 minutat e fundit nuk kanë arritur ta godasin rrjetën e Meksikës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika