“Toka brenda meje”, filmi më i mirë debutant në “Tallin Black Nights” të Estonisë

Filmi “Toka brenda meje” me regji të Fisnik Maxville ka ka fituar çmimin “Filmi më i mirë debutant” në festivalin e filmit “Tallin Black Nights” në Estoni

Filmi "Toka brenda meje"

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka brenda meje” me regji nga Fisnik Maxville, ka fituar çmimin “Filmi më i mirë debutant” në festivalin e filmit “Tallin Black Nights” në Estoni, njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherit edhe festival i kategorisë “A”, i mbajtur përgjatë datave 11-27 nëntor 2022.

Gjithashtu regjisori i këtij filmi, Fisnik Maxville (Fisnik Maxhuni) në një intervistë për Portalin Dukagjini, ka shpalosur dashurinë e tij për kinemanë dhe filmin. Duke filluar që nga fëmijëria e tij, Maxville kishte parë filmat e regjisorëve më të mëdhenj botërorë, duke mos e ditur se një ditë do të bëhet një regjisor, dhe të gjitha ato teknika që regjisorët si Jean-Luc Godard, Stanley Kubrick, David Lynch e shumë të tjerë i kanë përdorur në filmat e tyre, do t’i manifestojë edhe ky një ditë në filmat e tij.

“Toka brenda meje” një film kosovar më ndryshe; Reflektimi i së kaluarës mbi të tashmen

Filmi përcjellë Remon i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendinlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv. Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.

Filmi ka për producent Valon Bajgorën, Yll Ukën, Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin. Në rolet kryesore luajnë: Florist Bajgora, Luàna Bajrami, Armend Smajli, Luan Jaha, Arta Mucaj, Irena Aliu, Kumrije Hoxha, Meli Qena dhe Çun Lajçi.

“Toka brenda meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika