I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, afaristi i njohur, Burim Piraj ka treguar se cili është futbollisti më human sipas tij.
Ai tha se “po mendoj që është Ronaldo, sepse kam ndëgju që ka dhënë mjete edhe për fëmijët e Palestinës dhe në raste të ndryshme”.
Piraj po ashtu shtoi se “ e vlerësoj shumë gjestin dhe vullnetin e tij për të ndarë nga pasuria për njerëzit me nevojë”.
Kjo është nata e tetë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.