Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka drejtuar kritika të ashpëria ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Berisha tha se Rama nuk është vetëm vasali i Vuçiqit por edhe njeriu që po shkatërron me shumë se kushdo tjetër identitetin shqiptar.
“Edi Rama nuk është vetëm vasali i neveritshëm i serbomadhit Vuçiç. Ai është njeriu që po shkatërron më shumë se kushdo tjetër, materien, qenien, identitetin kombëtar të shqiptarëve. Me politikat e tij, ai ka përzënë 27 përqind të popullsisë vetëm drejt BE, pa llogaritur në vendet tjera”, ka thënë Berisha.
“Thaçi e Rugova i mungojnë kësaj salle”, Rama nga Kuvendi i përbashkët Shqipëri-Kosovë
Ai gjithashtu tregoi arsyen pse u larguar nga Kuvendi pasi filloi fjalim Rama.
“Fakti që u largova nga parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar, të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar, u largova për të përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe, dhe Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. U largova për të përfaqësuar ata dhjetëra-mijëra shqiptarë qau larguan nga Shqipëria prej politikave çnjerëzore të Edi Ramës. Të gjitha këto janë arsyet që nuk mund të pranoja të dëgjoja ligjëratën e një njeriu, që pas Enver Hoxhës është armiku më i egër i kombit shqiptar”, ka thënë Berisha.
Gjithashtu Berisha nuk ka lënë as në Facebook pa adresuar disa kritika ndaj Ramës e duke e cilësuar si avokat i Rusisë së vogël i cili pritet me dashuri në Moskë.