Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë 2 marrëveshje në fushën e drejtësisë

Në prag të festës së 28 nëntorit, ministria e Drejtësisë së Kosovës së bashkë me atë të Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena haxhiu dhe ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ulsi Manja





Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ministria e Drejtësisë së Kosovës së bashkë me atë të Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshje, të dielën e 27 nëntorit.

Në vigjilje të shënimit të 28 nëntorit, ministrja e Drejtësisë, Albulena haxhiu dhe homologu i saj nga Shqipëria, Ulsi Manja, kanë nënshkruar dy marrëveshje të reja në fushën e drejtësisë së të dy vendeve.

“Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve: ‘Marrëveshja për vendosjen e një bashkëpunimi të ndërsjellët ndërmjet palëve në fushën e sistemit penitenciar’ dhe ‘Marrëveshja për lehtësimin e bashkëpunimit të institucioneve në fushën e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative dhe lirimit me kusht’”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena haxhiu dhe ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ulsi Manja

Kjo është bërë pas zotimit të dhënë për nënshkrimin e të njëjtave nga Ministrat Haxhiu e Manja në Mbledhjen e Tetë të përbashkët të të dy Qeverive, me çka manifestohet edhe më tej simbolika e përbashkimit e bashkëpunimit ndër-vëllazëror e ndër-institucional në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit të MD-së në Kosovë, nevoja e kësaj shtrirjeje të bashkëpunimit ka ardhur si kërkesë dhe interes i qytetarëve të të dyja vendeve tona.

“Prandaj, zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, përmes nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, i kontribuon interesit tonë, duke qenë se i shërben interesit të tyre”, vijon njoftimi.

Agjenda e Qeverisë së Kosovës për 28 nëntorin

Është Qeveria e Kosovës ajo e cila ka bërë publike agjendën e datës 28 nëntor.

Të hënën, më 28 nëntor në ora 09:00 do të ketë homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, ndërkaq në ora 10:00 homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Ndërkaq, duke filluar nga ora 12:00 e deri në 14:00, në sheshin e Prishtinës do të jetë togu ceremonial i FSK-së.

Po të hënën, më 28 nëntor në ora 17:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të ketë ceremoni dhe performancë për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë.

Në orën 19:00 pritje e kryeministrit Albin Kurti në mensën “Ramiz Sadiku”.

Më 30 nëntor, në ora 11:00 homazhe te varri i Hasan Prishtinës në Kukës, ndërkaq aktivitetet do të përmbyllen me ndeshje futbolli mes ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga ora 12:00 -13:00 në Kukës.

Ambasadori Minxhozi për kuvendin e përbashkët mes dy qeverive: Kemi qëllime të përbashkëta në interes të kombit





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika