Protestuesit në Kinë, kanë kërkuan dorëheqjen e presidentit Xi Jinping, për shkak të masave kufizuese ndaj COVID-19.
Kjo sepse sipas protestuesve, të njëjtat çuan në vdekjen e 10 personave nga zjarri në një ndërtesë banimi, shkruan BBC.
“Xi Jinping, largohu”, ishte një nga thirrjet që protestuesit e mbanin në duar, ndërsa për viktimat u vendosën lule dhe u ndezën qirinj.
Mijëra persona janë mbledhur në Shangai, derisa autoritetet kanë deklaruar se personat nuk vdiqën për shkak të masave kufizuese.
Pekini vazhdon të ndjekë një politikë zero-COVID, për shkak të numrit rekord të infeksioneve dhe pavarësisht rritjes së zemërimit te publiku.
Kryeqyteti i rajonit perëndimor Xinjiang ka qenë nën kufizime që nga fillimi i gushtit.
Pamjet e shpërndara të premten mbrëma treguan banorët, shumë prej tyre me maska në fytyrë, duke u mbledhur pas errësirës në rrugët e qytetit.
Protestat erdhën pasi një demonstratë shpërtheu të premten në Urumqi, kryeqyteti rajonal i rajonit në perëndim të Xinjiang, ku të paktën 10 persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën një ditë më parë në një zjarr në një ndërtesë banimi.
Shumë besojnë se vdiqën sepse nuk ishin në gjendje të shpëtonin për shkak të kufizimeve të Covid – një pretendim që qeveria lokale e mohoi.