Me rastin e 27 nëntorit, “Ditës së Forcës”, Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj ka thënë se ëndrra jonë po jetësohet çdo ditë përmes djemve dhe vajzave të ushtrisë tonë të cilët me krenari po mbajnë uniformën.
“Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë çdo ditë, përmes ushtrisë sonë kapacitetet e të cilës po ngriten në vazhdimësi, përmes vajzave dhe djemve tanë që me fisnikëri, krenari e vullnet të hekurt bartin uniformën, emblema e së cilës do të thotë shumë për ne”.
“Shqiponja e flamurit do të thotë historia e kombit, e përbashkëta që përtej kufijve bashkon idealet, rrënjët tona që nuk ndryshohen dhe as shkëputen ndonjëherë”, ka shkruar Mehaj.
Ndërsa ka shtuar se synimet tona janë të bashkëveprojmë me familjen evropiane dhe në NATO, për paqe dhe liri universale të njerëzimit.
Ndër të tjera në “Ditën e Forcës”, Ministria e Mbrojtes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar “Ditën e Hapur” nga ora 12:00 deri në orën 15:00, ku prezente ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.