Begaj: Vërtet jemi dy shtete, por jemi një komb, mesazhet vëllazërore të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët “duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror”

Bajram Begaj, President i Shqipërisë





Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur seancën e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, zhvilluar të dielën e 27 nëntorit në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe 110-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Në një postim në Facebook, Begaj, ka thënë se fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët “duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror”.

“Vërtet jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një Komb, një Komb i cili sot kremton i lirë Ditën e Flamurit dhe është Sovran dhe Zot i fateve të veta. Urime të gjithë deputetëve të Kuvendeve të Shqipërisë e të Kosovës për kontributin që japin për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore”, ka shkruar ai.

28 Nëntori i ka bërë bashkë dy kuvendet, atë të Kosovës dhe Shqipërisë në Kuvendin shqiptarë në Tiranë.

Fjalët hyrëse në këtë mbledhje të përbashkët kishin kryeparlamentarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Nikolla me emocione tha se në këtë ditë në këtë orë përmes emocioneve jo të përditshme Kosovën dhe Shqipërinë në një mbledhje të përbashkët i bën baskë 28 Nëntorit.

“Jam shumë  lumtur që jemi sot bashkë bashke kuvendar të Shqipërisë dhe Kosovës. Sot kjo orë e shënuar përmes emocioneve jo të përditshme thërret një vëllazëri të përbashkët në vigjilje të 28 nëntorit, ditë së flamurit.  E shënuar e para herë ditë kjo  e bukur dhe e paharrueshme kjo e sotmja, ku mblidhen Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë për të festuar 28 nëntorin. Dikur ky moment as në ëndërr nuk mund të na u shfaqeshin për shkak të okupatorëve”, ka thënë ajo.

Ajo tha se ky moment nuk të shfaqej as edhe në ëndërr, për shkak të armiqve që ka pasur populli shqiptar.

E ndërsa Konjufca tha se nga Tiran 28 Nëntori i ka bërë që ti përshëndetë të gjithë shqiptarët e kudo që jetojn në të gjitha anët ë botës.

Ai tha se kjo ditë ë, 28 nëntori është ajo cka shpalosë historinë e përbashkët e shqiptarëve.

“Na ka bërë tok në Tiranë Dita e 28 nëntorit, ti përshëndesim nga këtu të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. 28 nëntor është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës, historia jonë kombëtare është sikur një substancë e vetëdijshme që shpaloset përmes 28 nëntorit… Mu në këtë ditë lindi heroi i kombit Adem Jashari”, ka thënë Konjufca.

Ndërkohë, në oborrin e Kuvendit  është hapur edhe një ekspozitë me fotografi, ndërsa një grup të rinjsh kanë performuar me kostume tradicionale shqiptare.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika