Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në vigjilje të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ka thënë se sukseset e Kosovës do të ishin të pamundura pa përkrahjen e Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se mbledhja e ardhshme do të kulmojë me një Asamble Kombëtare mes të dyja vendeve.
“110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë na bëri bashkë deputetët e të dy Parlamenteve. Sukseset e Kosovës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Shqipërisë që nga ekzistenca jonë dhe ato të Shqipërisë pa Kosovën. Dy shtete me një zemër”, ka shkruar ai.
28 Nëntori i ka bërë bashkë dy kuvendet, atë të Kosovës dhe Shqipërisë në Kuvendin shqiptarë në Tiranë.
Fjalët hyrëse në këtë mbledhje të përbashkët kishin kryeparlamentarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Nikolla me emocione tha se në këtë ditë në këtë orë përmes emocioneve jo të përditshme Kosovën dhe Shqipërinë në një mbledhje të përbashkët i bën baskë 28 Nëntorit.
“Jam shumë lumtur që jemi sot bashkë bashke kuvendar të Shqipërisë dhe Kosovës. Sot kjo orë e shënuar përmes emocioneve jo të përditshme thërret një vëllazëri të përbashkët në vigjilje të 28 nëntorit, ditë së flamurit. E shënuar e para herë ditë kjo e bukur dhe e paharrueshme kjo e sotmja, ku mblidhen Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë për të festuar 28 nëntorin. Dikur ky moment as në ëndërr nuk mund të na u shfaqeshin për shkak të okupatorëve”, ka thënë ajo.
Ajo tha se ky moment nuk të shfaqej as edhe në ëndërr, për shkak të armiqve që ka pasur populli shqiptar.
E ndërsa Konjufca tha se nga Tiran 28 Nëntori i ka bërë që ti përshëndetë të gjithë shqiptarët e kudo që jetojn në të gjitha anët ë botës.
Ai tha se kjo ditë ë, 28 nëntori është ajo cka shpalosë historinë e përbashkët e shqiptarëve.
“Na ka bërë tok në Tiranë Dita e 28 nëntorit, ti përshëndesim nga këtu të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. 28 nëntor është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës, historia jonë kombëtare është sikur një substancë e vetëdijshme që shpaloset përmes 28 nëntorit… Mu në këtë ditë lindi heroi i kombit Adem Jashari”, ka thënë Konjufca.
Ndërkohë, në oborrin e Kuvendit është hapur edhe një ekspozitë me fotografi, ndërsa një grup të rinjsh kanë performuar me kostume tradicionale shqiptare.