Pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike në mes të Trepçës dhe Pejës është sulmuar autobusi i KB Peja.
Autobusi në të cilin gjendeshin lojtarët dhe stafi i KB Peja është sulmuar me gur në qytetin e Mitrovicës e për fat të mirë kishte “vetëm” dëmeve materiale.
KB Peja e fitoi ndeshjen në “Minatori” me rezultat 71-68.
RTV Dukagjini ka provuar të kontaktojë më Policinë e Kosovës në rajonin e Mitrovicës, në dalje të së cilës është zhvilluar loja, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.