Përvjetorin e 110-të të festës së flamurit kombëtar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur ta urojë me “qytetaren më të re të Shqipërisë”, Dua Lipën.
Dua Lipa pritet të performojë për nder të 28 Nëntorit në Sheshin Skënderbej, në Shqipëri.
“Dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë, që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, ka shkruar Rama në Facebook.
Një ditë më parë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dhënë shtetësinë shqiptare Dua Lipës, artistes që i ka thyer kufijtë ndërkombëtarë me talentin e saj muzikor.
Dua Lipa është shprehur falënderuese ndaj presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Po ndihem shumë krenare”, ka potencuar këngëtarja Dua Lipa.