Kryetarët e dy Kuvendeve shqiptare bëjnë homazhe te shtatorja e komandantit Adem Jashari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, kanë bërë homazhe para bustit të Heroit, Adem Jashari, në nder të ditëlindjes së komandantit

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe homologia e tij, Lindita Nikolla





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, mëngjesin e 28 nëntorit kanë bërë homazhe te busti i komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Kështu ka bërë të ditur vetë Konjufca, përmes një postimi në Facebook, teksa ka shpërndarë disa fotografi.

Me këtë rast, Konjufca ka uruar popullin shqiptar për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Me Kryetaren Lindita Nikolla në këtë mëngjes të 28 Nëntorit në Tiranë për homazhe te busti i komandantit tonë legjendar, Heroit Adem Jashari”, shkroi Konjufca.

“Urime Dita e Flamurit”, shtoi ai.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe homologia e tij, Lindita Nikolla

Komandanti legjendar, Adem Jashari, po të ishte gjallë, të hënën e 28 nëntorit, do t’i bënte 67 vjet.

Ai ka lindur po në këtë ditë në vitin 1955, në Prekaz të Skenderajt.

Komandanti legjendar ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht.

Më 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur.

Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij.

Më 30 dhjetor 1991, ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien e grupit. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalitet, deri në fillimet e luftës çlirimtare në Kosovë.

Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së fillon me sulmin e shtatorit më 1997, në 12 stacionet policore.

Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe.

Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së armatosur rëndë të forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e maskuara të policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri njërin prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani.

Në këtë betejë, printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj.

Kjo është beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së. Kjo betejë bëri jehonë të madhe në opinionin publik.

Policia serbe kishte shënjuar që moti shtëpinë e Jasharëve.

Më 5 mars 1998, në orët e hershme, forca të mëdha të policisë serbe kishin mësyrë Prekazin.

Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike.

Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit.

Në shtëpi ndodheshin pothuajse tërë anëtarët e familjes. Sulmi mbi Jasharët dhe qëndresa heroike e tyre zgjatë tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

28 Nëntori – ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika