Krerët e institucioneve kanë bërë homazhe para bustit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, për nder të shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Pjesë të këtyre homazheve ishin ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Qeveria e Kosovës ka bërë publike agjendën për shënimin e 28 Nëntorit, 110-vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar.
Të hënën, në kuadër të Ditë së Flamurit, në ora 09:00 do të bëhen homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, ndërkaq në ora 10:00, do të bëhen homazhe varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Ndërkaq, duke filluar nga ora 12:00 e deri në 14:00, në sheshin e Prishtinës do të jetë togu ceremonial i FSK-së.
Po ashtu, për 28 Nëntor në ora 17:00, në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të ketë ceremoni dhe performancë për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë.
Ndërsa orën 19:00, pritje e kryeministrit Albin Kurti në mensën “Ramiz Sadiku”.
Më 30 nëntor, në ora 11:00, do të bëhen homazhe te varri i Hasan Prishtinës në Kukës, ndërkaq aktivitetet do të përmbyllen me ndeshje futbolli mes ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga ora 12:00 -13:00 në Kukës.