Përurohet shtatorja e profesor Anton Çettës në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës

Më 28 nëntor, në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës, është përuruar shtatorja e profesor Anton Çettës

Shtatorja e Anton Çettës





Të hënën e 28 nëntorit, është bërë përurimi i shtatores së profesorit, Anton Çetta.

Përurimi i kësaj shtatoreje, u bë në oborrin e Kampusit të Universitetit të Prishtinës.

Shtatorja e tij shfaqet me dorën e zgjatur të pajtimit.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Kosova është me fat që ka pasur një njeri të tillë si Çetta.

“Ishte fillimi i viteve të 90-ta, zullumet e pushtimet të atëhershme po u trashnin. Për baraspeshë po punonte edhe trashëgimia e lashtë zakonore. Ai ishte intelektual, studiues. Ai themeloi komitetin e faljes së gjakut. Jemi njerëz me shumë fat, që Kosova jonë lindi një njeri kaq të madh”, ka thënë ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kjo shtatore është vepër e skulptorit Agon Qosa.

Ndërkaq, profesori Jahja Drançolli, ka potencuar se kjo shtatore ka një bazë të gjerë intelektuale të profesor Anton Çettës.

“Tradita e faljes së gjakut u hoq nga populli dhe u hodh kundër marrjes së gjakut. Për këtë masivitet flet edhe që më 1990, për herë të parë u mblodhën mbi 500 mijë njerëz. Në vijim të rrugëtimit historik vërejmë se trimëria e Nënë Terezës, Ibrahim Rugovës dhe Anton Çettës po i prezantonte shqiptarët për të vazhduar me qëndresën e UÇK-së”, ka thënë ai.

Anton Çetta, njihet për figurën e “Plakut të urtë”, që ndërmjetësoi shtrirjen e dorës së pajtimit mes mijëra njerëzve, duke parandaluar vëllavrasjet nga gjakmarrjet.

Çetta, ishte një folklorist shqiptar, akademik dhe profesor universitar.

Ai u lind më tre janar të vitit 1920, në Gjakovë.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe të mesmen në Tiranë dhe Korçë.

Kishte diplomuar për gjuhë dhe kulturë romane në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Beogradit.

Për një periudhë kohore, ai punoi si asistent profesor në departamentin e Albanologjisë në Beograd.

Nga viti 1960 deri në vitin 1968 ligjëroi lëndët: Letërsi e Vjetër Shqipe, Histori e Letërsisë dhe Gjuhën Latine në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 1968, Çeta ishte shef i Departamentit të Folklorit në Institutin e Studimeve Shqiptare në Prishtinë.

Ndërsa, që nga viti 1959, ai grumbullonte materiale folklorike nga të gjitha trevat e Kosovës.

Nga viti 1953 deri në vitin 1987, botoi 16 libra me folklor të mbledhur nga të gjitha trevat e Kosovës (përralla, mite, balada, legjenda, këngë etj.).

Në vitin 1990, ai ishte themeluesi i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë.

Ai ishte gjithashtu kryetar i Shoqatës “Nënë Tereza”, e cila ofronte kujdes mjekësor për njerëzit në Kosovë, detyrë të cilën e mori pas vdekjes së tij, Dom Lush Gjergji, bashkëpunëtor i tij shumëvjeçar në fushatën kundër gjakmarrjes.

Çetta vdiq në Prishtinë në vitin 1995.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika