KFOR: Gëzuar Ditën e Pavarësisë – aleatëve dhe miqve tanë shqiptarë

"Gëzuar Ditën e Pavarësisë - aleatëve dhe miqve tanë shqiptarë", kështu ka uruar KFOR-i shqiptarët në nder të 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit Kombëtar

Ilustrim, ushtarë të KFOR-it





KFOR-i ka uruar shqiptarët me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë aleatëve dhe miqve tanë shqiptarë! Shqipëria është anëtare e #NATO-s që nga viti 2009 dhe kontribuon me më shumë se 50 ushtarë në misionin e KFOR-it”, ka shkruar KFOR-i në Facebook.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë ceremoni nuk munguan as dy kryetarët e Kuvendeve, Glauk Konjufca dhe Lindita Nikolla.

Po ashtu edhe ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, mëngjesin e 28 nëntorit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të shënimit të ditëlindjes së heroit legjendar, Adem Jashari.

Ministrat e kabinetit qeveritar në Kosovë, kanë uruar gjithë popullin shqiptar për Festën e Flamurit, 28 Nëntorin.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, teksa ka uruar për ditën më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, ka kujtuar tre figurat më të rëndësishme.

“Në këtë ditë të Flamurit e të Pavarësisë, kujtojmë sakrificën e shumë brezave ndër kombin shqiptar që dhanë jetën për të vendosur e forcuar themelet shqiptare, në luftën për liri e pavarësi, gjithnjë për çlirim. Të gjithë shqiptarët përulen me nderim të madh përpara Flamurit, Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit”, shkroi në Facebook, Nagavci.

Se 28 Nëntori është festa e qëndisur me historinë shqiptare, e thotë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se kjo ditë është përpjekja e atyre që u angazhuan pareshtur për kombin shqiptar.

“28 Nëntori është festa e qëndisur me historinë tonë shqiptare. Është përpjekja e martirëve, patriotëve dhe të gjithë atyre që u angazhuan pareshtur për kombin tonë. Është historia jonë e lavdishme, e cila na bënë krenarë dhe na mbanë të lidhur drejt aspiratave tjera kombëtare”, shkroi Haxhiu.

Në anën tjetër, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se në këtë ditë po kremtohet data më kuptimplotë e kombit shqiptar, në të cilën u vunë themelet e palëkundura të shtetësisë kombëtare shqiptare.

Ajo ka theksuar se historia e lavdishme kombëtare është frymëzim dhe përgjegjësi për secilin, për të kontribuuar pareshtur në të tashmen dhe të ardhmen prosperuese të shqiptarëve.

“Më 28 Nëntor, me përulje dhe mirënjohje të përjetshme, përkujtojmë kthimin e kryeheroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Krujë, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Hajdari.

Edhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shkruar një urim për Ditën e shqiptarisë.

“Çdo vend ku flitet dhe frymohet shqip, çdo qytet, fshat e lagje që sot krenohet me flamurin e vet, janë Atdheu ynë, që nuk i përkasin vetëm historisë, por mbi të gjitha i përkasin të ardhmes së brezave dhe gjeneratave të reja që do vijnë. Për ta duhet ta ndërtojmë një të tashme të drejtë dhe ekonomi të qëndrueshme për përfitimin e rritjen e të gjithëve pa dallim. Këto, bashkë me amanetet që na i kanë lënë dëshmorët, janë detyrat tona dhe interesi ynë kombëtar”, ka shkruar Aliu.

Pos tyre, ndonëse shkurtimisht, edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u ka uruar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve.

“Gëzuar 28 nëntori të gjithë shqiptarëve. Paçim njëri-tjetrin gjithmonë në krah, në vështirësi e ditë të bukura si kjo”, ka thënë ajo.

Ministrat e Qeverisë Kurti urojnë popullin shqiptar për Festën e Flamurit





Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika