Hysen Gecaj, ka rrëfyer detaje të daljes në skenë të Ushtria Çlirimtare e Kosovës(UÇK). Ai ka thënë se ka qenë një ngjarje shumë e rëndësishme dhe se kjo i ka lënë kujtimi të pashlyeshme.
Ai ka thënë se vrasjes së mësuesit Halit Geci, i ka parapri një ngjarje tjetër, pra, një luftim në mes të pjesëtarëve të UÇK-së edhe policisë serbe.
“Polica Serbe ka shkuar të arrestoj Abendin Rexhen (Sandokanin), të kamufluar si elektricistë, mirëpo aty dikush i ka njohur dhe i ka zbuluar. Ata kanë paralajmëruar Sandokanin dhe ai i ka plagosur disa nga policët gjë që i ka shtyrë të tërhiqen. Por, UÇK-ja ka pritur se përsëri mund të ketë edhe ndonjë organizim tjetër nga forcat serbe”.
“Nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari janë organizuar shpejt e shpejt edhe kanë marrë një vendim sesi të organizohen, edhe si t’i presin ato forca që eventualisht do të vinin dhe përsëri ta sulmonin familjen e Sandokanit”, ka rrëfyer ai.
Sipas tij, prita ishte vendosur që të jetë në mes të fshatit Rakinicë, Llaush edhe Rezallë.
“Forcat Serbe gjatë tërheqjes edhe dështimit të tyre për të shkuar në fshatin Vojnik për ta arrestuar Sandokanin, ata kanë filluar të gjuanin në të gjitha drejtimit në fshatin Llaush, ndërsa nxënësit ndoshta kishin 10 minuat që kishin përfunduar mësimin, kurse mesësi Hatlit Geci kishte dalë t’i përcjellë nxënësit që mos të hasin në forcat serbe sepse, ishin duke ardhur në drejtim të fshatit dhe se ishin (nxënësit) në fushëpamje”, ka deklarua Gecaj.
“Edhe doli drejtori i shkollës fillore Gani Vojvoda, edhe hasi në të parin person në mua, dhe më tha eja se mesuesi Halit është plagosur. Kur hymë në shkollë mësuesi ishte i ulur në një karrige edhe shihej se ishte i lodhur nga plagët që kishte marrë”, ka thënë ai.
Sipas tij, plaga i kishte shkaktuar gjakderdhje të brendshme mësuesit Halit. Gjatë rrugës për në spital mësuesi kishte treguar se çfarë mësimi kishte qenë duke ligjëruar para nxënësve të tij, ku kish thënë se “lira fitohet me maje të shpatës, por gjatë mësimit i dëgjoja krismat e armëve edhe iu ka thënë nxënësve se tani ka ardhur koha që liria të fitohet me tytat e pushkëve”.
Më tej, Gecaj ka theksuar se ai ka qenë i njoftuar se ka pjesëtar të UÇK-së në fasht por, nuk e kishte iden se ata do të dalin në skenë ditën e varrimit të mësuesit Halit Gecit, më 28 Nëntor.
“Popullata që kishte ardhur aty për cermonin e varrimit të mësuesit, fillojë të ndahej në dy pjesë për t’iu liruar rrugën pjesëtarëve të UÇK-së, e pamë se dikush po vije por, fillimisht ishte e pa qartë se kush mund të jetë. U ofruan 3 burra, një me maskë edhe dy të tjerë pa maska, të cilët fillimisht nuk i njoha as unë por, kur erdhën në bin aty kishte qenë, Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj edhe Rexhep Selimi”, ka rrëfyer ai.
Gecaj ka përfunduar duke thënë se dalja e UÇK-së në skenë ishte krenari në ditën e mërzisë për shkak të vdekjes se mësuesit.