Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se jemi më larg bashkimit të kombit shqiptar nëse kjo ka kuptimin e humbjes së sovranitetit të Kosovës. “Por nëse eshte per afrimin atëherë do te jemi gjithmonë e me afër sepse kemi aleatet e përbashkët”, ka thënë Spahiu.
Spahiu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dërguar flamurin e Kosoves në Kuvendin e Shqiperise dhe ky sipas tij, ishte sukses.
“Historikisht Shqipëria ka qenë aleate e Serbisë ne çështjet e Kosovës”, ka shtuar analisti Spahiu.
Spahiu ka shtuar se gjatë kohës të Esat pashë Toptanit, Enver Hoxhes e të tjerë, realizimi i bashkimit të Kosovës dhe Shqiperisë ka ndodhur nën qeverisjen e Xhevat Devës dhe shumë emrave të tjerë.
Tutje Spahiu ka theksuar se gjatë kësaj kohe është zhvilluar lufta civile në Shqipëri, sepse sipas tij nuk ka funksionuar bashkimi Kosovë-Shqipëri.
Rreth luftës civile në Shqipëri, Spahiu u përball me mospajtime nga anëtarin e PSD-së, Zgjim Hyseni.
“Unë nuk pranoj t’a quaj luftë civile sepse ata kanë luftuar kundër pushtesit dhe se ata që bëjnë luftën kundër pushtesit kanë ligjimitet pas luftës”, ka thënë Hyseni.
Analisti Spahiu ka përmendur disa vepra të autorëve ndërkombëtarë që flasin rreth kësaj çështjer dhe Hyseni ka shtuar se kështu flasin ata që nuk kanë luftuar kundër serbëve. Sipas Htysenit, kjo “është e njëjta storje”.
Anëtari i PSD-se, Zgjim Hyseni ka reaguar në lidhje me Spahiun që ka thënë se ishte sukese për Kurtin që e dërgoi flamurin e Kosovës në Shqipëri dhe tashmë sukses tjetër do të ishte te dërgonte flamurin në Serbi.
Hyseni ka thënë se kjo pikëpamje “kosovariste” i sheh si te njëjta Kosovën dhe Shqipërinë.