Analisti Ylli Hoxha ka thënë se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë është vendim i vështirë gjeostrategjik sepse mënyra si kemi arrit tek liria, sipas Hoxhes përcakton dhe rrjedhën tonë historike.
“Kjo nuk ka të bëjë me vullnetin tonë por ka të bëjë me pamundësinë për të realizuar atë”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka shtuar se si shtete kemi qenë gjithmonë “instrumente te largëta” te fuqive te mëdha. “Shpjegimi yne historik që nga Lufta e Dyte Botërore është absurd”, ka thënë tutje Hoxha.
Mes tjerash, Ylli Hoxha ka shtuar se e kemi të pamundur të realizojmë bashkimin me Shqipërinë sot sepse shtetet që na kanë ndihmuar të arrijmë këtu sot nuk janë duke e lejuar këtë bashkim. Sipas tij, nëse varet nga vullneti ynë ky bashkim do te ndodhte sot.