Trajneri i njohur Ismet Munishi ka deklaruar se ndeshja Zvicër – Serbi do jetë tejet e fortë jo vetëm në nivelin sportiv.
Në emisionin “Dueli Botëror”, në RTV Dukagjini, ai tha se “Xhaka dhe Shaqiri nuk duhet të bien në provokime, sepse do të ketë provokime. Por, të dy kanë përvojë të madhe dhe duhet të kenë shumë sukses. Xhaka është kapiten dhe duhet ta luaj rolin e liderit të vërtetë”.
Munishi po ashtu shtoi “Shaqiri është supertalent dhe pres ta bëjë një lojë shumë të mirë”. Kjo është nata e dhjetë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.