Sipas kompanisë energjetike YASNO që furnizon energji elektrike dhe gaz natyror janë restauruar më shumë se gjysma e objekteve të dëmtuara të ngrohjes në Ukrainë.
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë YASNO, Sergej Kovalenko ka thënë se “316 objekte të furnizimit me ngrohje janë restauruar tashmë, që është 53.3% e numrit të përgjithshëm të objekteve të prekura”.
“Pavarësisht granatimeve të vazhdueshme, Ukraina ka filluar sezonin e ngrohjes dhe 99.7 për qind e kaldajave kanë filluar të funksionojnë, 99.6 për qind e ndërtesave të banimit, 97.9 për qind e kopshteve, 98.9 për qind e shkollave dhe 99.9 për qind e objekteve të kujdesit shëndetësor janë pajisur me ngrohje”, ak theksuar Kovalenko.
Tutje shefi i kompanisë energjetike “YASNO” ka potencuar se po bëhen përpjekje të veçanta për të rivendosur funksionimin e ndërmarrjeve që gjenerojnë nxehtësi në territoret e çliruara të rajoneve Kharkiv dhe Kherson, raporton CNN.
Sipas tij, situata me aksesin në komunikime mbetet e vështirë.