13 persona janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Këto veprimtari dyshohet se janë kryer në një lokal të fshatit Greme të komunës së Ferizajt.
“Njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj, menjëherë janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, ku kanë hasur në trembëdhjetë (13) persona duke luajtur bixhoz”, thuhet në komunikatën e policisë.
“Me këtë rast, policia i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur: një pako me 2061 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 20 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat më pas janë konfiskuar”, vijon komunikata.
Nga 13 të shoqëruarit në polici, është ndaluar në mbajtje vetëm një person i moshës 35-vjeçare.
“Pasi janë kontrolluar të gjithë personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj pronari i lokalit S.M ( M/K) i moshës 35-vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për veprën ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, ndërsa personat tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatën e policisë.