Haradinaj në 10-vjetorin e lirimit nga paraburgimi: Lufta për pafajësinë time zgjati po aq sa zgjati lufta për liri

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka rikujtuar kohën sa ka qenë nën akuzat e Gjykatës së Hagës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka rikujtuar kohën e qëndrimit në burgun e Hagës, si dhe lirimin nga akuzat që e rëndonin për krime lufte.

Të martën e 29 nëntorit, janë bërë dhjetë vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi e shpalli të pafajshëm, Haradinajn.

Të pafajshëm në atë kohë ishin shpallur edhe dy ish-luftëtarët e UÇK-së, Lahi Ibrahimaj dhe Idriz Balaj.

“Edhe pse çlirimtar, luftëtar për liri në tokën time, më 17 nëntor 2004 jam ftuar për herë të parë për intervistim nga Gjykata e Hagës. Që nga ajo ditë e deri më 29 nëntor 2012 ka zgjatur ndjekja ligjore ndaj meje. Edhe pse në aktgjykimin e parë jam liruar si i pafajshëm, pas disa viteve jam ftuar për herë të dytë në rigjykim”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj i ka falënderuar të gjithë ata që i janë gjendur pranë në atë kohë.

“Përfundimisht, sot para 10 viteve, mora aktvendimin e pafajësisë. Lufta për pafajësinë time zgjati po aq sa zgjati lufta për liri. Falënderoj gjithë ata që nuk humbën besimin në mua dhe në pafajësinë time, e më janë gjendur pranë në të gjitha mënyrat!”, ka shkruar Haradinaj.

Më 29 nëntor 2012, 10 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka shpallur të pafajshëm ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë Ramush Haradinajn, Lahi Ibrahimajn dhe Idriz Balajn.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika