Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka zënë 164 konsumatorë në tërë Kosovën, duke e vjedhur energjinë elektrike.
Përmes një njoftimi për media, të martën e 29 nëntorit, ky dikaster ka bërë publik raportin javor të keqpërdorimeve të energjisë elektrike.
Në këtë njoftim është bërë e ditur se kontrollet janë kryer në një mijë e 976 konsumatorë të energjisë elektrike, për të cilët, dyshohej se po e keqpërdornin rrymën.
Për të njëjtën ka njoftuar edhe Kompania KEDS.
“Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1976 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët,dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 164 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore rastet e vjedhjes.