Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Miachael Martens ka dalë me një sqarim të plotë rreth heqjes së një pjese nga intervista me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Martens ka deklaruar se intervista ishte e gjatë dhe çështja e Kosovës, nuk është një e atillë me shumë interes për Gjermaninë.
Para publikimit të plotë të kësaj interviste, Martens kishte cituar Kurtin përmes disa postime të tij, përkatësisht, një deklaratë ku thuhej se ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Hovenier dinte më shumë për situatën në veri sesa vet Kurti.
Përpara se ta nxirrte në publikim intervistën e plotë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Martens kishte vendosur që të publikonte pjesëza të saj duke cituar Kurtin. E njëjta pjesë ku Kurti kishte përmendur Hovenierin nuk u publikua nga intervista e plotë.
“Disa njerëz duket që e konsiderojnë skandal (apo duan ta kthejnë në një të tillë) që ambasadori amerikan në disa momente të caktuara mund ndoshta të di më shumë rreth situatës së sigurisë për një rajon të caktuar (në këtë rast për veriun e Kosovës) sesa një kryeministër. Por, a është ky një skandal”, ka shkruar Martens, në Twitter gjersa ka theksuar se “SHBA ka kapacitetet më të mëdha të inteligjencës në botë. Shikoni ambasadat e mëdha amerikane në Prishtinë, Shkup, Sarajevë (ose në Kampin Bondsteel). Natyrisht, atje nuk punojnë vetëm diplomatët. Pra, sigurisht që ambasadorët e SHBA-së ndonjëherë kanë informacione që të tjerët nuk e kanë, përfshirë qeveritë”.
Some people seem to consider it a scandal (or want it to turn it into one) that a US ambassador in certain moments might know more about the security situation in a certain region (in this case the north of Kosovo) than a Prime Minister. But is this a scandal?
— Michael Martens (@Andric1961) November 29, 2022
Krahas kësaj, ai ka thënë se nuk është interesante për audiencën gjermane që ambasadori amerikan di diçka që vetë vendi ku shërben si ambasador nuk e di.
The US has the largest intelligence capabilities in the world. Look at the huge US embassies in Prishtina, Skopje, Sarajevo (or at Camp Bondsteel). Of course, not only do diplomats work there. So sure US ambassadors at times have information others do not, including governments.
— Michael Martens (@Andric1961) November 29, 2022
Megjithatë Martens thotë se Kurti e ka bërë një deklaratë të tillë dhe thotë se e ka edhe të regjistruar.
“Z.Kurti e bëri këtë deklaratë gjatë bisedës sonë të regjistruar dhe më vonë e autorizoi në transkriptin me shkrim të asaj bisede, të cilën ia dhashë ekipit të tij para publikimit pasi disa nga temat për të cilat folëm (jo pjesa për ambasadorin) ishin potencialisht të ndjeshme”, ka thënë Martens.
Sipas Martens, s’ka nevojë për teori konspirative.
“Meqenëse intervista ishte shumë e gjatë (mbani parasysh se Kosova nuk është një çështje e madhe në Gjermani), unë hoqa disa pjesë nga versioni i autorizuar që ishin më pak me interes për lexuesit tanë. Mes tyre ishte edhe pjesa për ambasadorin amerikan. Kjo është e gjitha. Nuk ka nevojë për teori konspirative”, ka përfunduar Martens.
As the interview was way too long (keep in mind, Kosovo is not a big issue in Germany), I took certain parts out of the authorized version which were of lesser interest to our readership. Among them was the part on the US ambassador. That’s all. No need for conspiracy theories.
— Michael Martens (@Andric1961) November 29, 2022
Lidhur me këtë çështje, Portali Dukagjini ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës dhe i njëjti, nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.