Turneu më i vjetër i Tenisit në Botë, Wimbledon, do të konfirmojë ndalimin e të gjithë lojtarëve nga Rusia dhe Bjellorusia, shkaku i agresionit që po shkaktojnë kundër shtetit të Ukrainës.
Me bisedimet e paqes që po zvogëlohen, komiteti kryesor i “All England Club” ka marrë një vendim të menjëhershëm.
Turnet WTA dhe ATP që zhvillohen para turneut të madh, janë informuar se një pjesë e mirë e lojtarëve të saj kryesorë, do të ndalohen distrikti i Battersea-s ku luhet Wimbledon.
E më këtë lëvizje, një goditje të madhe do të marrë numri dy i botës për meshkuj, Daniil Medvedev, që do të jetë edhe sportisti më i lartë në listë që preket.
E nga Tenisi i femrave, jashtë turneut më prestigjioz të sportit të Tenisit, do të mbetet numri 4 i botës, Aryna Sabalenka.
Edicioni i vitit 2022 në Wimbledon, fillon më 27 qershor dhe përfundon më 10 korrik.