Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, pas takimit me kryeministren e Francës, Elizabeth Bourne, ka thënë se Parisi i ofron mbështetje të plotë Serbisë në rrugën e saj evropiane.
Ndërsa, sa i përket dialogut me Kosovën, aj ka thënë se është i rëndësishëm.
“Më e rëndësishmja është vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Brnabiq teksa e ka përgënjeshtruar presidentin e Gjermanisë, i cili ka thënë se është pranuar propozimi franko-gjerman për Kosovën.
“Propozimet e reja për Kosovën dhe Serbinë nuk mund të diskutohen derisa të zbatohet Marrëveshja e Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ajo.
“Kosova duhet të fillojë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, kjo është pikënisja para së gjithash”.
‘Së dyti, nëse marrëveshja nuk zbatohet dhe Kosova nuk i përmbush obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit, nuk e di se kush do të garantojë ndonjë marrëveshje ”, ka theksuar Brnabiq për mediumin shtetëror serb RTS.
Me themelimin e asociacionit, ajo ka thënë se do krijohej kinse stabilitet dhe hapësirë shtesë për të diskutuar disa propozime të tjera”, ka deklaruar ajo.