Kombëtarja e Argjentinës, të mërkurën e 30 nëntorit, do të përballet me atë të Polonisë, që sipas Lisandro Martinez, skuadra e Argjentinës ende nuk e ka arritur nivelin më të mirë në Botërorin 2022.
“Ne mund të luajmë më mirë dhe ne e dimë se nuk kemi arritur ende nivelin tonë më të mirë. Por ne po përpiqemi”, ka thënë Martinez, shkruan CNN.
Ai ka pranuar se ndeshja me Poloninë nuk do të jetë e lehtë.
“Ne duhet të jemi të organizuar mirë në mënyrë që ata të mos mund të kundërsulmojnë”, ka thënë Martinez.
Megjithatë, Argjentina do të përballet me një vijë të fortë të frontit që do të udhëhiqet nga sulmuesi polak, Lewandowski.
Edhe Lionel Messi, ylli i Argjentinës, është në gjendje të mirë dhe i gatshëm të jetë shtylla e kombëtares së tij, për të depërtuar portën polake të mërkurën.
Nëse Argjentina humb nga Polonia, skuadra e Lionel Scalonit do të eliminohet automatikisht.
Argjentina ka marrë vetëm tre pikë nga tri ndeshje dhe aktualisht ndodhet në vendin e dytë në Grupin C me tre pikë prapa Polonisë.
Nëse Argjentina ndahet barazim me Poloninë, atëherë shanset që Argjentina të kualifikohet janë të hapura. Megjithatë, kjo varet nga rezultatet e ndeshjes mes Arabisë Saudite dhe Meksikës që luhet në të njëjtën kohë.
Ndeshja mes Argjentinës dhe Polonisë do të zhvillohet të mërkurën e 30 nëntorit, nga ora 20:00.