Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në ditën e dytë të takimit ministror te NATO-s në Bukuresht, zëshëm ka përkrahur politikën e dyerve të hapura të NATO-s.
Njashtu, aty u vë në dukje nevoja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës dhe BeH në Aleancë.
“Si anëtare më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s. Kështu që, mbështesim anëtarësimin e Republikës së Kosovës dhe B&H në NATO”, ka thënë Osmani.
Ndërkaq, të martën dhe të mërkurën (29, 30 Nëntor), në Bukuresht, po mbahet takimi ministror i NATO-s, ku temë kryesore është uniteti i aleatëve në mbështetje të Ukrainës, dënimi i fuqishëm i agresionit ushtarak rus dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet rajoneve të Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi.