Anulohet shqyrtimi gjyqësor ndaj Glauk Konjufcës

Anulimi i tyre vjen pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), që puna e gjykatës të bëhet vetëm me shërbime esenciale, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Glauk Konjufca.





Shqyrtimi gjyqësor në rastin ku kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në kuvend, më 2016, është anuluar.

Në mesin e seancave të anuluara në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ishte edhe ajo në rastin ku ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica dhe tre zyrtarët e tjerë, Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, po akuzohen për keqpërdorime në tenderin për autostradën e Gjilanit, shkruan BetimipërDrejtësi.

Anulimi i tyre vjen pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), që puna e gjykatës të bëhet vetëm me shërbime esenciale, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në mbledhjen e 299-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), më 24 nëntor, është miratuar lista me shërbimet esenciale, me të cilat, do të punojnë tani e tutje gjykatat, deri në një vendim të radhës të Këshillit.

Ndryshe, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, në një konferencë për media më 23 nëntor, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulojë vendimi, me të cilin, u ulen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Zogaj tha se kanë marrë vendim, përmes të cilit, puna e gjykatave reduktohet dhe do të punohet vetëm me shërbime esenciale.

Po ashtu, edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mori vendim, me të cilin, reduktohet puna e Prokurorive dhe punohet vetëm me staf esencial.

Si KGJK, ashtu edhe KPK, kanë njoftuar se nëse Qeveria nuk e anulon vendimin deri më 8 dhjetor, do të marrin masa të tjera.

Vendimi i KGJK-së dhe KPK-së erdhi pas vendimit të Qeverisë, ku gjykatësve dhe prokurorëve u ulen pagat.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika