Vrasja në QKUK: Gruaja e vrarë ishte shtatzënë, u qëllua me armë zjarri

Foto nga vendi i ngjarjes





Gruaja shtatzënë e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili dyshohet se është burri i saj. Kështu ka bërë të ditur një anëtar i stafit të QKUK-së për Radio Dukagjini.

Jetën e kanë humbur edhe gruaja edhe fëmija, dyshohet se vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në QKUK, pranë klinikës së Gjinekologjisë.

Trupi i pajetë po qëndron ende në vendin e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku kanë thënë viktima dyshohet të jetë e moshës 35-vjeçare.

Valbona Hoti, nga Policia e Kosovës, ka thënë se hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar dhe se deri më tani nuk ka ndonjë gjë konkrete.

“Rreth orës 18, kemi pranu informatë për një trup të pajetë. Me të marrë info policia ka dalë në vendngjarje bashkë me njësinë mjekësore, kanë konstatuar vdekjen e një femre 36 vjeçare. Hetimet janë duke u zhvillu nuk mundem të konfirmoj, jemi duke punu në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Ngjarja e rëndë  është konfirmuar edhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovês, të cilët kanë thënë se rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje.

Sipas tyre, organet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se dyshimet e para dyshimet e para sygjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovês konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje. Policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

ShSKUK, tutje kanë thënë se detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet.

Foto nga vendi i ngjarjes
No description available.
Foto nga oborri i QKUK-së





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika