Haradinaj për vrasjen e 35-vjeçares: Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se një akt i tillë, kundërshton traditën shqiptare dhe jo vetëm. Sipas tij, duhet një mobilizim i tërë shoqërisë ashtu që tragjedi të tilla të parandalohen.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë brenda oborrit të QKUK-së, të mërkurën.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se një akt i tillë, kundërshton traditën shqiptare dhe jo vetëm. Sipas tij, duhet një mobilizim i tërë shoqërisë ashtu që tragjedi të tilla të parandalohen.

“I tronditur nga lajmi për vrasjen makabre që ndodhi në SHSKUK. Ky akt i shëmtuar dhe qyqar, kundërshton traditën tonë shqiptare dhe vet logjikën njerëzore. Nuk mjafton vetëm puna e organeve të rendit dhe ligjit, por duhet një mobilizim i joni si shoqëri, në të gjitha nivelet, që të tilla tragjedi të parandalohen e të mos i përjetojmë asnjëherë. Ndajmë dhembjen me familjen dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Gruaja shtatzënë e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili dyshohet se është burri i saj. Kështu ka bërë të ditur një anëtar i stafit të QKUK-së për Radio Dukagjini.

Jetën e kanë humbur edhe gruaja edhe fëmija, dyshohet se vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në QKUK, pranë klinikës së Gjinekologjisë.

Vrasja në QKUK: Gruaja e vrarë ishte shtatzënë, u qëllua me armë zjarri





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika