Cilat janë dy dobitë që Kurti i humbi nga mosdëgjimi i amerikanëve me fillim? Tregon Ymeri

Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar se Kosova ka humbur mundësin që t'i përfitonte dy dobi në rast se kryeministri Kurti do ti dëgjonte nga fillimi SHBA-të, sepse vetëm ashtu do ta forconte pozicionin e Kosovës në dialogun e udhëhequr nga BE-ja

Visar Ymeri, analist





Analisti Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka pasur mendim strategjik, sa i përket vendimit për targat e paligjshme “KM”, pasi sipas Ymerit, i pari i Qeverisë është dashur që ta dëgjonte në fillim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, pasi kjo do t’i jepte atij një “plumb” në bisedimet e Brukselit, për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, ai ka thënë se serbët në vitin 2013 nuk kishin hyrë me vetë dëshirë në institucionet e Kosovës, por të shtyrë nga Beogradi, për shkak të marrëveshjes së Brukselit. Sipas Ymerit, ata nuk kishin qenë asnjëherë të integruar plotësisht në institucionet e Kosovës, pasi kishin qenë të kontrolluar edhe nga Serbia.

“Ne e dimi se kush i ka detyruar qytetarët serbë të dalin me votime edhe për kë do të votojnë, asnjëherë nuk ka qenë situatë demokratike, por ka qenë e rëndësishme që të kesh një integrimi formal që kjo pas një kohë të shndërrohet në normë”, ka theksuar ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ndërkohë, Ymeri ka folur për premtimet kryeministrit, i cili ka thënë se ai ka pretenduar që të këtë qasje me ndryshe “edhe kjo ka reflektuar më se shumti te vendimi për targat. U dorëzuam në momentin e fundit. Nuk po them që nuk është dashur të dëgjohen amerikanët”.

“Po të kishte qenë kryeministri Kurti me strategjik në mendim edhe t’i dëgjonte SHBA-të në fillim, kishte mundur ta përdoret këtë si një kërcënim real, që nëse kështu, ne atëherë intervenojmë edhe atëherë do të kishte pasur vlerë, sepse tani nuk ka, sepse tani ne kemi treguar një zmbrapsje edhe nga frika, gjykuar nga deklarata e kryeministrit për mediumin FAZ”, ka shtuar ai.

Ymeri ka përfunduar duke thënë se po t’i dëgjonte Kurti amerikanët, do të ishin dy dobi pasi sipas tij “kryeministri do të ishte si konstruktive ku kishte kërkuar një ndihmë më të madhe, një aspekt tjetër siç është përmbajtja e marrëveshjes, edhe e dyta e kishte mbajtura kërcënimin si kredibil që nuk është i përdorur edhe zmbrapsur për shkak të frikës”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika