KFOR-i ka njoftuar se i ka dërguar për shërim një foshnje dy muajshe në Itali, e cila ishte në gjendej të rëndë shëndetësore.
Në orët e pasdites ka ndodhur një fluturim ajror emergjent mjekësore nga Prishtina për në Napoli të Irenës, thuhet në njoftim.
“Falë organizimit të KFOR-it dhe Komandës së Përbashkët të Operacioneve Italiane, një aeroplan i Forcave Ajrore mundi të transportojë vogëlushen e cila vuan nga një sëmundje shumë e rëndë në zemër, së bashku me nënën e saj, nga Prishtina në spitalin “Monaldi” në Napoli, ku do të kujdeset një ekip mjekësor i specializuar për të, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Sipas KFOR-it, ky veprim i tyre është bërë për solidarizim i cili ndihmon në konsolidimin e marrëdhënieve të miqësisë, bashkëpunimit ndërmjet Misionit të KFOR-it, Institucioneve italiane dhe Kosovës.
“Karabinierët e Regjimentit të MSU-Njësia e Specializuar Shumëkombëshe, pjesë e Misionit të KFOR-it, aktivizuan Ambasadën Italiane në Prishtinë dhe Komandën e Përbashkët Italiane për të finalizuar sa më shpejtë bashkëpunimin bujar të ofruar nga Spitali “Mnaldi”, i cili njihet si qendër ekselence për patologjitë neonatale dhe nga instituti fetar “Povere Figlie della Visitazione di Maria” në Napoli, i cili do të presë nënën e foshnjës për të gjithë periudhën e trajtimit”, thuhet në njoftim të KFOR-it.