Kurti javën e ardhshme merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Albright

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin për udhëtimin e tij, e ka konfirmuar drejtoresha për komunikim në zyrën e kryeministrit, Valbona Mehmeti.

Arsyeja e udhëtimit të të parit të ekzekutivit, lidhet me ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Megjithatë, kjo vizitë nuk është ajo që ishte paralajmëruar nga vetë Kurti, ku kishte thënë se do të takohet me përfaqësues të lafrtë të shtetit dhe se do të jetë një vizitë e gjatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ndërkaq, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë drejt SHBA-së, për të njëjtën arsye.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjini, Këshilltari për media i presidentes së vendit, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do të udhëtoj për SHBA në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të Sekretares Albright, me ftesë të familjes Albright, si dhe për disa takime të tjera”, ka thënë Kupina.

Ndryshe, më 23 mars të vitit 2022, Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-ve kishte vdekur në moshën 84 vjeçare.

Ish-sekretarja e Amerikës, Madeleine Albright.

Vdekja e saj ishte konfirmuar përmes një deklarate zyrtare nga familjarët e Albright ku mes tjerash thuhet se shkaku i vdekjes ishte kanceri.

Ajo ishte një figurë e rëndësishme në administratën e ish-presidentit Bill Clinton.

Albright, kishte nxitur që NATO të ndërhynte në Kosovë për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, e shkaktuar nga regjimi i ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit.

Për kontributin e saj për pavarësinë e Kosovës, më 2019, u zbulua në Prishtinë edhe busti për nder të saj.

Osmani udhëton drejt SHBA-së javën e ardhshme

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika