Haradinaj: Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim, nuk do të kisha dëshirë të jem i pari që ta quajë edhe vrasës

Sipas kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, me ose pa vetëdije, Kryeministri Kurti është shëndrruar në bashkëpuntorë në krimet si ai i 35-vjeçares, mbrëmjen e së mërkurës

Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se ndonëse ishte i pari që e quajti Kryeministrin Kurti “mashtrues”, nuk do që të jetë i pari t’a quaj edhe “vrasës”.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka reaguar pas statuseve të mbrëmshme dhe të sotshme të Kurtit lidhur me vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë duke thënë se me ose pa vetëdije, Kurti është shëndrruar në bashkëpuntorë në krimet si ai i 35-vjeçares.

“Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim!… Një kryeministër që e defunksionalizon sistemin e drejtësisë në shtet duke i përgjysmuar pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, që i poshtëron policët, i lë të leckosur e me paga mizerje, që i detyron mjekët ta braktisin punën e vendin sepse nuk mund të jetojnë nga puna e tyre, që e rrezikon funksionalitetin e sistemit shkollor duke i shtyer mësuesit të hyjnë në grevë për më shumë se një muaj, që vendin e shndërron në gogol të komunitetit ndërkombëtar…ai me ose pa vëtëdije është shndërruar në bashkëpjesëmarrës edhe në krimet makabre që po ndodhin përditë”, ka shkruar ai.

Krahas kësaj, Haradinaj ka thënë se ata që dikur e kanë kundërshtuar kur quante Kurtin “mashtrues”, tashmë kanë rënë në fjalët e tij.

“Kam qenë i pari që këtë kryeministër e kam quajtur “mashtrues” dhe sot edhe ata që më kanë kundërshtuar më së tepërmi, kanë rënë në fjalë të mia. Nuk kisha pasë dëshirë të jem i pari që këtë kryeministër ta quaj edhe vrasës”, ka shkruar ai.

Mbrëmjen e së mërkurës, më 30 nëntor, një 35-vjeçare shtatzënë është privuar nga jeta në oborrin e QKUK-së, në Prishtinë. Dyshohet që vepra është kryer nga ish-bashkëshorti i saj.

E ndjera kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucione përkatëse. Këtë e ka konfirmuar Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, derisa ka shtuar se njëherit, viktima kishte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata Themelore e Ferizajt.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika