Kombëtarja e Gjermanisë të enjten e një Dhjetorit me fillim nga ora 20:00 do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare.
Gjermanisë i duhet fitorja për të arritur në fazën e nokautit në Kupën e Botës, megjithatë as fitorja mund të mos jetë e mjaftueshme për gjermanët, që renditen në vendin e fundit të Grupit E. Përveç triumfit ndaj Kosta-Rikës, Gjermania do të varet shumë edhe nga rezultati i duelit tjetër, ai mes Japonisë dhe Spanjës.
Skuadra e Hansi Flick, do ta kërkojë kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt përball Kosta Rikës. Ndër të tjera, fitorja e Kosta-Rikës kundër Japonisë të dielën, i’a siguroi Gjermanisë mospërballjen e menjëhershme me eliminim.
Derisa nëse ndodh e kundërta, pra gjermanët humbin ndeshjen ata duhet të shënojnë tetë gola për të ecur tutje.
Vlen të theksohet, se edhe të enjten e 1 Dhjetorit, do të zhvillohen katër ndeshje, që mbahen nga dy në të njëjtën kohë.
Ndeshjet që pritet të fillojnë nga ora 16:00, është ajo mes Kanades dhe Marokut, njashtu edhe ndeshja mes Kroacisë dhe Belgjikës.
Ndërkaq, me fillim nga ora 20:00, pritet të përballen Kosta Rika dhe Gjermania, gjithashtu edhe Japonia me Spanjën.
Nëse Spanja e mposht Japoninë në përballje të grupit, atëherë një barazim Kosta-Rikën do ta vendoste në afërsi të finales.
Spnaja është lidere e Grupit E me katër pikë pas ndeshjeve, e përcjellur nga Japonia dhe Kosta-Rika që kanë nga tri pikë, ndërsa Gjermania ka vetëm një pikë.
Gjermania ishte në të njëjtën situatë sikur në këtë Kampionat Botëror që po mbahet në Katar edhe në Kupën e Botës në Rusi, që humbi ndeshjen e parë nga Meksika, para se ta mposhte Suedinë.