Në protestën e cila po mbahet para Qeverisë së Kosovës, si shenj revolta ndaj vrasjes së gruas shtatzënë e cila u vra mbrëmë në oborrin e QKUK-së, janë hedhur disa mjete zjarrvënëse.
Për këtë veprim Policia e Kosovës, e ka arrestuar një grua e cila ishte pjesë e protestës.
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, e ka postuar në Facebook, një video-incizim, ku shihet teksa policia e arreston aktivisten Neri Ferizi në oborr të Kuvendit të Kosovës.