Jashari: Shteti ka dështuar ta mbrojë gruan e vrarë, policia e prokuroria duhet ta bëjnë vlerësimin e rrezikshmërisë

🔴FIVE - VRASJA NË DUART E SHTETIT





Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se shteti është fajtor për mungesën e mbrojtjes ndaj gruas 35 vjeçare e cila u vra të mërkurën mbrëma në oborrin e QKUK-së.

E drejta për te jetuar, sipas Jasharit, është e garantuar nga ligjet e Kushtetutës së Kosovës, derisa ka shtuar se institucionet e vendit kanë dështuar t’i ofrojnë siguri viktimës.

“E padiskutueshme që shteti ka dështu, e drejta për jetë është e garanci e ofrume edhe prej Kushtetutës së vendit….Shteti ka pas informacione që jeta është në rrezik, nëse ka informacione ka përgjegjësi më të madhe për të ofru mbrojtje”, ka thënë ai në “Five”.

Jashari ka theksuar se Kosovës, nuk i mungon korniza ligjore, por i mungon implementime i tyre.

Ai e ka thënë se vlerësimin e rrezikshmërisë duhet ta bëjë policia në bashkëpunim me prokurorin.

“Personave që iu ka shqiptu një urdhër-mbrotje supozohet të ju vendoset një lloj byzylyku, që në rast se ju afrohet viktimës, policia të reagojë. Është në fuqi që nga viti 2015.Asnjëherë nuk është zbatu ky ligj, asnjë institucion nuk ka marrë përgjegjësi për zbatimin e tij”, ka thënë ai.





Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika