(Pa) Përgjëgjësia e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë

I dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit, Sokol Halili, kishte qenë emër i njohur për institucionet e drejtësisë dhe sigurisë. Ndaj të njëjtit është ngritur aktakuzë për kanosje ndaj gruas që tashmë e ka vrarë dhe të njëjtës i ishte caktuar urdhër për mbrojtje tash e më shumë se dy muaj. Halili, ishte i dënuar me gjobë edhe për armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Ferizaj

Krimi makabër i djeshëm nuk është e para vepër penale e Sokol Halilit.

Emër mjaft i njohur për Policinë, Prokurorinë e Gjykatën është Sokol Halili, ai që po dyshohet si vrasësi i 35 vjeçares shtatzënë Hamide Magashi.

Për të njëjtin me 10 gusht të këtij viti Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte ngritur aktakuzë për veprën penale “kanosje” ndaj gruas së tij, që tashmë e ka vrarë.

Pas 1 muaji, më 13 shtator, për shkak të dhunës në familje po ndaj gruas së tij, Gjykata kishte vendosur urdhër mbrojtje ndaj saj.

Vetëm pas 10 ditësh, më 18 shtator, tash i dyshuari për vrasjen e 35 vjecares, ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje, por ani pse kjo vepër dënohet deri në 5 vite burgim, apo rreth 7500 euro gjobë, Gjykata e kishte parë të arsyeshëm gjobitjen me 300 euro.

Të fundit sulm ndaj Hamide Magashit, Sokol Halili po dyshohet se e bëri një natë më parë, duke e lënë të vrarë me 3 plumba para Klinikës së Gjinekologjisë gruan bashkë me foshnjën e palindur.

Se për kanosje ndaj gruas kanë ngritur aktakuzë e konfirmojnë nga Prokuroria Themelore, ku të njëjtit edhe bëjnë kërkesë për urdhër-mbrojtje.

“Prokurori i çështjes ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe me datë 09.08.2022 ka intervistuar të dëmtuarën H.M, dhe ka udhëzuar palën e dëmtuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave që funksion në kuadër të Prokurorisë së Shtetit që të bëjë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për marrjen e urdhrit mbrojtës. Ndërsa, një ditë më vonë, përkatësisht me datën 10.08.2022, prokurori i çështjes ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.H, për veprën penale Kanosja”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Gjykata Themelore në Ferizaj, e kishte konfirmuar aktakuzën dhe kishte vendosur të ia aprovonte urdhrin për mbrojtje.

“Gjykata pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve duke filluar nga data 13.09.2022 deri më datë 13.03.2022. Ky aktvendim i është dorëzuar palëve”, kanë thënë nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Përgjegjësia për mbrojtjen e saj të urdhëruar nga Gjykata kishte kaluar në duar të Policisë së Kosovës, dhe si e tillë sipas vendimit duhet të ishte deri në mars të 2023-s.

Por, Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë përgjigje për RTV Dukagjini gjatë ditës pse kishte dështuar ta zbatonte këtë urdhër për mbrojtje dhe pse nuk ia ka ofruar këtë mbrojtje ligjërisht të obligueshme viktimës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika