Hoxha kritikon MD-në: Ligjërisht viktima nuk ka pasur të drejtë për shkurorëzim, ky është skandal

Dibran Hoxha, ORCA


Anëtari i shoqërisë civile, Dibran Hoxha, e ka kritikuar ashpër Ministrinë e Drejtësisë, e cila është sponzorizuese e ligjeve në fushen e drejtësisë.

Hoxha e ka përmendur nenin 70 të Ligjit për Familje, i cili thotë se bashkëshortët nuk kanë të drejtë të shkurorëzohen gjatë shtatzënisë së gruas, dhe deri në kohën sa fëmija i lindur t’i mbush një vjet.

Ai e ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë, që nuk ka bërë përpjekje ta ndryshojë këtë nen.

Ky ligj sipas Hoxhës, bën që viktima të detyrohet ta duroj dhunën sistematike.

“Ju sponzorizoni ligje. Ligjërisht viktima nuk ka pasur të drejtë të shkurorëzohet. Ligji për familjet, neni 70, parimet e mbrojtjes: Bashkëshortët nuk do të parashtrojnë padi për kurorëzim, gjatë shtatzënisë së gruas, dhe derisa fëmija i tyre i ardhshëm t’i mbushë një vjet. Ky është skandal, një grua që abuzohet dhe që i ka rastisë të mbesë shtatzënë me ata matrapazë, duhet me duru edhe gjatë shtatzënisë edhe sa t’i mbushë fëmija një vjet, kjo është skandal”, ka thënë Hoxha.

Hoxha më tej ka thënë se përgjegjësia kryesore i takon policisë në rastin e vrasjes së 35 vjeçares.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika