Gjermania eliminohet pavarësisht fitores ndaj Kosta Rikës





Pavarësisht fitores ndaj Kosta Rikës, Kombëtarja e Gjermanisë eliminohet nga Kampionati Botëror.

Gjermania u rikthye nga 2-1 kundër Kosta Rikës për të fituar 4-2, por u eliminua ende nga Kupa e Botës pasi Japonia mundi Spanjën.

Goli i tretë për Gjermaninë u shënua nga anësori, Kai Havertz në minutën e 85-të, ndërsa, goli i katërtë u shënua nga Niclas Fullkrug, në minutën e 89-të.

Por, Gjermania do të shkonte në 16-shen e fundit vetëm nëse Spanja do të ishte baras ndaj Japonisë.

Në gjysmë të pjesës së dytë, rezultati ishte duke shkuar baras 2:2, golin barazues për Gjermaninë e shënoi mesfushori sulmues, Havertz, në minutën e 73-të të pjesës së dytë.

Të dyja rezultatet nënkuptojnë se Japonia fituese e Grupit E do të përballet me Kroacinë nënkampione të Grupit F në 16-shen e fundit, ndërsa nënkampionët e Grupit E, Spanja do të luajë me fituesit e Grupit F, Marokun.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika