Pas emërimit Nenad Rashiqin ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviqin si këshilltare e tij nga Qeveria e Kosovës. ndërsa presidentit Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë vendimi të kryeministrit Republikës së Kosovës Albin Kurtit e ka përdorur si pretekst për ta bojkotuar samitin BE-Ballkan Perëndimor, që mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, sipas Këshilltari i presidentes së Kosovës, Blerim Vela.
Por Vela ka thënë se “Deklarata e samitit kërkon nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, që t’i bashkohen BE-së në sanksionet ndaj Rusi” e sipas Velës, Vuçiq ka dashur të ik nga përgjegjësia e vendosjes se sanksioneve ndaj Rusisë.
“Vuçiq po do ta shpërqendrojë vëmendjen nga emërimi i Vulinit, një lakej rus, si shef i shef i shërbimit sekret”, ka shkruar Vela në Twitter.
🚨 Vučić’s hysteria is a failed attempt to hide true reasons for refusing to attend EU-WB summit in Tirana:
❗️Distract the attention from the appointment of Vulin, a 🇷🇺 lackey, as head of secrete service
❗️Summit declaration asks WB6, incl. SRB, to align with 🇪🇺 sanctions on 🇷🇺 pic.twitter.com/5CtibqxCRY
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 1, 2022
“Histeria e Vuçiqit është një tentim i dështuar për të fshehur arsyet e vërteta për të marrë pjesë në samitin BE-BP në Tiranë”,ka përfunduar Këshilltari i presidentes së Kosovës.
Vuçiq pas emërimit të Rashiqit ministër, bojkoton samitin e BE-së në Tiranë