Një shtetas serb është arrestuar nga Policia e Kosovës, i cili dyshohet për krime lufte në masakrën e Dubravës, në maj të vitit 1999.
Kështu ka bërë të ditur Policia, përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se me datën 01.12.2022, policia ka shoqëruar në Stacionin policor, të dyshuarin, mashkull kosovar, serb, G. M. (1958), për intervistim dhe procedura të mëtejme.
“Në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari i lartcekur është intervistuar në prezencë të avokatit të tij të siguruar sipas detyrës zyrtare, nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile'”.
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, është lëshuar aktvendim për arrestim dhe ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.