Pas varrimit të 35-vjeçares, Haxhiu paralajmëron dorëheqje dhe shkarkime

Ministrja Haxhiu ka marr pjesë në varrimin e së ndjerës dhe e njëjta, është deklaruar pas përfundimit të varrimit. Ajo ka thënë se si ministre e Drejtësisë, nuk do të ndalet derisa drejtësia për të ndjerën dhe foshjën të shkojë në vend

Pamje nga ceremonia e varrimit të 35-vjeçares shtatzënë





“Secili që ka pasur përgjegjësi për rastin konkret, të cilët nuk i kanë kryer përgjegjësit që kanë, do të japin dorëheqje dhe do të shkarkohen”.

Kështu ka deklaruar  Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas varrimit të 35-vjeçares shtatzënë që u vra në oborrin e QKUK-së më 30 nëntor.

Ministrja Haxhiu ka marr pjesë në varrimin e së ndjerës dhe e njëjta, është deklaruar pas përfundimit të varrimit.

“Nuk është momenti që të flasim tani për këtë, është një moment jashtzakonisht e vështirë. Si ministre e Drejtësisë nuk do të ndalem derisa drejtësia për të ndjerën dhe foshjën që priste tasillte në jetë të shkojë në vend”, ka deklaruar ajo.

Paralajmërime të tilla kanë ardhur edhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Grupi ndërministror ka shtruar disa kërkesa që unë i kam aprovuar, tash do të bëhen inspektimet, i gjithë zingjiri institucional i papërgjegjësisë duhet të dorëhiqet ose të hiqet”, ka deklaruar ai.

Më 30 nëntor, e ndjera ishte vrarë në oborrin e QKUK-së. Bashkëshorti i saj i cili njëherit është i dyshuar në këtë rast, gjendet ende në arrati.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika