Halimi: Mustafën e kam takuar dy herë gjatë luftës, nuk kam njohuri për njësitin BIA

Dëshmitari i 11-të i mbrojtjes, Musli Halimi, në seancën e së mërkurës së 20 prillit në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës në Hagë ka thënë se nuk e di se kur e ka kuptuar që Mustafa është komandant i njësitit BIA.

Halimi para gjykatës ka thënë se, nuk ka shumë njohuri për njësitin BIA-s dhe se Mustafën e takoi gjatë luftës një apo dy herë.

Dëshmitari Musli Halimi, duke u përgjigjur në pyetje të prokurores Silvia D’Ascoli, ka deklaruar se Adem Shehu ka ardhur në brigadë nga fundi i marsit, kurse bëri të ditur se me 1 shkurt është emëruar komandant i zonës stërvitore në Zllash, ndërsa më herët kishte qenë ushtar i thjeshtë.

Ai konfirmoi se ka kontribuar në përgatitjen e qendrës stërvitore, në mënyrë që e njëjta të fillonte të punonte.

“E kam pas një shok në brigadë, ka qenë edhe ai i burgosur politik, edhe ai na ka treguar që edhe ai ka qenë në burg me to. Më ka treguar që ka qenë i burgosur politik dhe se Salih Mustafa është komandant i BIA-së”.

Sipas dëshmitarit të mbrojtjes, pas funksionalizimit të qendres stërvitore, ai ishte marrë me trajnimin dhe përgatitjen e rekrutëve.

Salih Mustafa, ish-udhëheqës i UÇk-së

Ai ka punuar sipas plan-programit që e kanë pasur, ku i është përmbajtur të njëjtit dhe është dashur të kryej detyrat e tij.

“Nuk kam pas mundësi të di emrat e tyre përmendësh, të të gjithëve, bile as një përqindje të vogël. Por, ju kam përmbajt planit. Rekruti ka ardh me u stërvit, sëm ka interesu emri i tij, prej ku ka ardh e qysh ka ardh. Qëllimi jem ka qenë ta kryej detyrën time, me temat që i kam pas sipas plan-programit”, bëri të ditur dëshmitari.

Sipas tij, personi me nofkën “mësuesi” ka qenë përgjegjës për personelin dhe logjistikën, duke përfshirë listat, kurse tha se nuk e mban mend se ku i mbante i njëjti listat me emrat e rekrutëve.

Silvia D’Ascoli, prokurore e Gjykatës Speciale

Halimi theksoi se ka ndodhur një herë apo dy që është takuar rrugës në Zllash me Mustafën.

Sipas Halimit, emri i personit me nofkën “Triumfi” ka qenë Emin Borovci, ndërkaq emri i personit me nofkën “mësuesi”, tha se nuk i kujtohet, ndërkaq bëri të ditur se mbiemrin e ka pasur Gashi.

Ky dëshmitar pritet të vazhdojë dëshminë e tij në seancën e së enjtes së 21 prillit.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, thuhet në njoftim të Gjykatës Speciale.

Në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika