Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar.
Përmes një postimi Tahiti ka treguar se në Këshillin e Evropës, i cili po mbahet në Paris është duke marrë pjesë në dy komitete: në Komitetin për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, si dhe në atë për Barazi dhe Antidiskriminim.
Tutje shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka shtuar se në këto komitete ka adresuar çështje që ndërlidhen me nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ka prezantuar politikate çështjet që janë me interes të këtij institucioni.
“Te Komiteti për Çështje Sociale, Shëndetêsi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm adresova nevojën për një mbështetje më të fuqishme për Kosovën në sektorin e energjisë elektrike. Nuk ka logjikë që Kosova të jetë vendi më i pasur me qymyr, ndërsa kërkohet nga ky vend që mos të ketë investime në qymyr dhe mos të ndihmohet. Në qoftë se duhet ta ruajmë ambientin, po ashtu kemi nevojë për mbështetje të institucioneve ndërkombëtare, në veçanti ato evropiane”, ka shkruar Tahiri.
Mes tjerash Tahiri ka theksuar se është kënaqësi “të jesh përfaqësues i Kosovës dhe të adresosh tema të cilat e ndihmojnë qytetarin e Kosovës”.
Tahiri ka potencuar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar dhe ka shtuar se besin “se shumë shpejt Kosova do të jetë pjesë e Këshillit të Evropës”.