Babai i Diana Kastratit, Gëzim Kastrati, ka thënë se mos kapja e vrasësit të vajzës së tij që nga viti 2011 është shqetësim për të dhe familjen e tij, por njëherazi edhe humbje e besimit tek institucionet dhe organet e drejtësisë.
“…kjo jep një shqetësim, edhe si familje po e humbin besim tek institucionet e rendit dh drejtësisë, deri më tani nuk kam info ku gjendet”, ka thënë Kastrati duke bërë të ditur se zyrtarë nga ministria e Drejtësisë vetëm dy herë e kanë thirrur për t’i treguar që janë duke punuar në kapjen e vrasësit të vajzës së tij.
Ai shtoi se një informatë që e ka rreth tij vrasësit, Adnan Jashari, të jetë në Spanjë, e duke e shfrytëzuar mundësinë e mos ekstradimit në Kosovë dhe mos njohjes së Kosovës nga Spanja.
Tri javë para se të vritej nga burri i saj, Diana Kastrati kishte dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Komunale në Prishtine, për urdhër të mbrojtjes emergjente, por gjykata nuk kishte vepruar, përkundër rastit të fundit ku i dyshuari Sokol Halili vrau gruan e tij në QKUK edhe pse kishte urdhër mbrojte nga Gjykata, edhe këtë herë nga mos veprimi i organeve kompetente.
E për të gjithë këtë babai i saj kërkon që edhe gjyqtarët, ku prej mos-veprimi të tyre po ndodhin vrasje të dalin para drejtësisë.
“Drejtësia e ka fjalën kryesore si për veprim edhe prej mos veprimit, unë që në atë kohë e kam denouncu shtetin për mos veprim ndaj vajzës time. Për mos veprim ka ndodhë një vrasje. Po të kishin vepruar me kohën, ne do ta kishim ma të lehtësuar dhimbjen sot… Edhe këta gjyqtarë që nuk verojnë duhet të dalin para drejtësie”, ka shtuar Kastrati, duke thënë se kapja dhe dënimi meritor për vrasësin e Dianës do ia lehtësonte dhimbjen atij dhe familjes së tij.