Komuna e Prishtinës të shtunën e 03 dhjetorit do të testojë sistemin e alarmit publik.
Tinguj të njëtrajtshëm do të dëgjohen dy herë nga 30 sekonda rreth orës 12:05 në kryeqytet.
Një gjë e tillë u bë e ditur nga Komuna e Prishtinës, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
““Këtë të shtunë, më datë 3 dhjetor, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, ka shkruar Komuna e Prishtinës, njofton Portali Dukagjini.
Vlen të theksohet, se testimi i fundit nga kjo komunë është bërë më 2 qershor të këtij viti.