Ka përfunduar faza e grupeve në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ku tanimë janë mësuar emrat e 16 Kombëtareve që kanë kaluar tutje.
Holanda dhe Senegali kanë kaluar nga Grupi A, Anglia dhe SHBA nga Grupi B, Argjetina dhe Polonia nga Grupi C, Franca dhe Australia nga D, Japonia dhe Spanja nga E, Maroku dhe Kroacia nga F, Brazili dhe Zvicra nga G dhe Portugalia e Korea e Jugut nga grupi H.
Tashmë janë mësuar edhe të gjitha çiftet në 1/8 e finales dhe që nga dita e sotme (3 dhjetor) do të zhvillohen sfidat.
Ndeshja e parë e kësaj faze do të zhvillohet të shtunën (3 dhjetor), ku do të takohen Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Argjentina dhe Australia do të luajnë në orën 20:00.
Të dielën përballen dy duele të reja, i pari do të luhet nga Franca dhe Polonia nga ora 16:00 dhe më pas në orën 20:00 në fushë do të dalin futbollistët e Anglisë dhe Senegalit.
Të hënën, Japonia dhe Kroacia takohen në orën 16:00, ndërsa Brazili dhe Koreja e Jugut do të luajnë në mbrëmje.
Finalja e 16-tës përfundon të martën, kur në orën 16:00 do të luajnë Maroku dhe Spanja, dhe këtë fazë të Botërorit në Katar do ta përfundojnë me ndeshje në orën 20:00 nga futbollistët e Portugalisë dhe Zvicrës.
Të gjitha çiftet e 16-të dhe orari i ndeshjeve:
3 dhjetor
Holandë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (16:00)
Argjentinë – Australi (20:00)
4 dhjetor
Angli – Senegal (16:00)
Francë – Poloni (20:00)
5 dhjetor
Japoni – Kroaci (16:00)
Brazil – Kore e Jugut (20:00)
6 dhjetor
Marok – Spanjë (16:00)
Portugali – Zvicër (20:00).