Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur se duhet bërë më tepër si shoqëri për t’i përkrahur fëmijët që janë me aftësi të kufizuara.
“Duke qenë se fëmijët me aftësi të kufizuara janë shpesh të fundit që marrin burimet dhe shërbimet që ju nevojiten, të gjithë ne duhet të bëjmë më tepër për t’i mbështetur ata në shprehjen e aftësive të tyre dhe për të zënë vendin e merituar si të barabartë në shoqëri”, ka shkruar ai në Twitter.
The youngest amongst us are deeply concerned about the state of inclusion of children with disabilities!
So on this International Day of Persons with Disabilities, let’s join hands🤝to make 🇽🇰#Kosovo an inclusive society for all children.#IDPD2022 #PersonsWithDisabilities pic.twitter.com/TJz67X6yQV— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) December 3, 2022
Teksa, ka theksuar se në këtë ditë, le t’i bashkojmë duart për të bërë Kosovën një shoqëri gjithëpërfshirëse për gjithë fëmijët.
“Më të rinjtë ndër ne janë thellë të brengosur për gjendjen e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara. Pra në këtë ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i bashkojmë duart për të bërë Kosovën një shoqëri gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët”, ka përfunduar Szunyog në postimin e tij.